Rikthehen reshjet në juglindje/ Shira të dendur në Korçë, breshër në fushën e Maliqit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rikthehen reshjet e shiut me intensitet të lartë në Qarkun e Korçës. Reshje të dendura ka pasur në qytet ndërsa me intensitet më të lartë janë shfaqur në fushën e Maliqit.

Bëhet fjalë për fshatrat Vreshtas dhe Podgorie ku reshjet kanë qenë në formën e breshërit për disa minuta.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nuk ka dëme të shkaktuara ndërsa pritet që të bëhet një vlerësim më i detajuar i situatës gjatë orëve në vijim kur edhe reshjet të kenë pushuar.

I kontaktuar nga RTSH Korça, kryeplaku i fshatit Vreshtas, Andrea Buxhati bën me dije se për momentin nuk janë raportuar dëme të kosniderueshme teksa sipas tij kulturat më të rrezikuara janë kryesisht perimet dhe vreshtaria. 

Sipas sinoptikanëve reshjet pritet të shoqërojnë gjithë fundjavën. Më herët stuhia që goditi Qarkun Juglindor gjatë javës së kaluar, shkaktoi dëme jo vetëm në kulturat bujqësore por edhe në infrastrukturën rrugore, banesa si edhe në magazine grumbullimi të bazës ushqimore të blegtorisë.

Share This Article