Rikthehen skuterët elektrikë në rrugët e Milanos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skuterët elektrikë (E-scooters) do të lejohen përsëri të qarkullojnë në rrugët e Milanos, pasi u ndaluan më parë nga qeveria vendore.

Shërbimet për përdorimin e skuterëve elektrikë u tërhoqën, pasi në muajin qershor Ministria e Transportit lëshoi një urdhër për to. Sipas këtij urdhri, skuterët elektrikë mund të lejohen në trafikun e qyteteve vetëm në prani të shenjave rrugore që paralajmërojnë për praninë e mundshme të tyre.

Qeveria në Milano deklaroi se sinjalistika e kërkuar është vendosur dhe kufijtë e zbatueshëm të shpejtësisë për skuterët elektrikë do të jenë 6 km/orë në zonat e këmbësorëve dhe 20 km/orë në korsitë e biçikletave./ATSH/

Share This Article