Rikthehet Boris Johnson, kandidon për lider të Partisë Konservatore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Boris Johnson pritet të futet në garën e lidershipit për të zëvendësuar Liz Truss dhe beson se kjo është një çështje e ‘interesit kombëtar’. Ish-kryeministri, i cili la detyrën vetëm gjashtë javë më parë, beson se mund të rikthehet në krye të Partisë Konservatore.

Johnson u detyrua të largohej nga ‘numri 10’ më 6 shtator të këtij viti, por mësohet se ai tani po bëhet gati rreth përpjekjes për tu rikthyer në ‘punën’ e tij të vjetër.

Beteja për të zëvendësuar Truss tani po fillon pasi ajo njoftoi sot në drekë se po jep dorëheqjen pasi arriti në përfundimin se ‘nuk mund përmbushë programin për të cilin unë u zgjodha nga Partia Konservatore’.

Ajo tha se kishte rënë dakord me Sir Graham Brady, kryetarin e Komitetit të 1922, se ‘do të ketë një zgjedhje për lidership që do të përfundojë brenda javës së ardhshme’ dhe se ajo do të qëndrojë në detyrën e kryeministres derisa të zgjidhet një pasardhës’.

Laburistët kërkuan zgjedhje të përgjithshme, ndërsa kandidatët për udhëheqjen konservatore po vlerësojnë shanset e tyre për të marrë pushtetin.

Share This Article