Rikthehet “fantazma” e Kievit, mesazh rusëve: Po vij për shpirtrat tuaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lufta sjell edhe mite. Një prej tyre është në Ukrainë. Njihet si “pilotit fantazmë” nga Kievi. Askush përveç disave nuk e di emrin e vërtetë të pilotit ukrainas, i cili, sipas raportimeve, rrëzoi gjashtë avionë luftarakë rusë brenda një dite dhe është bërë legjendë për bashkatdhetarët e tij.

Në fakt, ish-presidenti Petro Poroshenko ka postuar në llogarinë personale në Twitter foton e “hakmarrësit”, që sipas mediave të huaja është e vërtetë.

Ai u bë shpejt heroi i bashkatdhetarëve të tij, ndërsa video të ndryshme tregojnë një MIG 29 që kalon qiellin mbi Kiev. Gjashtë betejat ajrore në të cilat u përfshi “Fantazma” dyshohet se u zhvilluan në vetëm tridhjetë orë, diçka që pilotët me përvojë e kanë shumë të vështirë të ketë ndodhur.

Është e vështirë, por jo e pamundur, thonë ukrainasit që hyjnizojnë hakmarrësin e tyre për rrëzimin e dy Sukhoi-35, një Sukhoi-27, një MIG 29 dhe dy Sukhoi-25.

Sot Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës postoi një foto me “fantazmën e Kievi” dhe shkruan duke njoftuar rikthimin e ti: “Përshëndetje përbindëshat rusë, unë vij për shpirtrat tuaj!” /abcnews.al

Share This Article