Rikthehet frika e izolimit, britanikët boshatisin supermarketet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi rikthimin e disa masave kufizuese, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Deklarata për kufizime të reja e Johnson erdhi pasi këshilltari kryesor shkencor i tij, Sir Patrick Vallance tha se Mbretëria e Bashkuar mund të arrijë deri në 50 mijë raste të reja me koronavirus në ditë nga mesi i tetorit nëse nuk do të shtrëngohen masat.

Këto kufizime bënë që britanikë të dynden në supermarkete në gjithë vendin, për të blerë produktet bazë.

Raftet e supermarketeve u zbrazën nga makaronat, orizi, mielli, letrat higjienike, ndërsa britanikët e dëshpëruar përgatiten të mbyllen sërish në shtëpi.

Disa nga masat e reja përfshijnë mbylljen e të gjitha bareve, restoranteve dhe vendet ku grumbullohen shumë njerëz në orën 22:00 nga e enjtja. Po ashtu, nuk do të lejohen ceremoni festive me më shumë se 15 persona, ndërsa jo më shumë se 30 persona në ceremoni mortore. Boris Johnson paralajmëroi se këto kufizime mund të qëndrojnë në fuqi për 6 muajt e ardhshëm.

Share This Article