Rikthehet fuqishëm Bitcoin, sërish tejkalon shumën e 50,000 dollarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bitcoin është forcuar për 0.49 për qind – duke shkuar kështu vlera e kësaj kriptovalute në 50,188 dollarë.

Kriptovaluta më e njohur në botë është në “plus” për 81 për qind krahasuar me vlerën me të ulët të regjistruar këtë vit, pasi që më 4 janar kjo “monedhë” vlente vetëm 27.734 dollarë.

Etherum është forcuar për 1,16 për qind sot, duke shkuar kështu në 3.932.07 dollarë që është një rritje prej 44.7 për qind.

Kujtojmë që Bitcoin që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, ka pasur luhatje të mëdha në tregun botëror, megjithatë mbetet kriptovaluta më e përdorur. 

Share This Article