Rikthehet La Liga

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

La Liga spanjolle është rikthyer të enjten mbrëma kur është luajtur ndeshja e parë që nga 10 marsi. Janë përballur Sevilla dhe Real Betisi. Pas pjesës së parë shterpe, në pjesën e dytë Sevilla ka shënuar dy gola për t’u kthyer me fitore.

Lucas Ocampos shënoi nga penalltia në minutën e 56-të, ndërsa Fernando realizoi për 2:0 në minutën e 62-të.

Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së 28-të të kampionatit spanjoll.

Të premten janë ndeshjet Granada – Getafe e Valencia – Levante, kurse Barcelona e Real Madridi luajnë në fundjavë. Barcelona përballet në udhëtim me Mallorcan të shtunën nga ora 22:00, kurse Real Madridi e pret Eibarin të dielën nga ora 19:30.

Share This Article