Rikthehet Liga e Kombeve, sot përballja mes Skocisë e Ukrainës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liga e Kombeve rikthehet sot, ku do të zhvillohet vetëm një ndeshje.

Me fillim nga ora 20:45, stadiumi “Hampden Park” në Glasgow do të jetë nikoqir i përballjes mes kombëtares së Skocisë dhe asaj të Ukrainës.

Të dy këto kombëtare pozicionohen në Grupin 1 të këtyre kualifikimeve së bashku me Irlandën dhe Armeninë.

Momentalisht, pas tre ndeshjeve të zhvilluara vendin e parë në grup e zë Ukraina me shtatë pikë, një më shumë se kundërshtari i sotëm, Skocia, që renditet në vendin e dytë.

Takimi i fundit mes Skocisë dhe Ukrainës daton në qershor të këtij viti, ku Ukraina shënoi fitore me rezultat 3:1 për të eliminuar Skocinë nga kualifikimet drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Share This Article