Rikthehet në krye të KFOR-it në Kosovë gjeneralmajori turk

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjeneralmajor Ozkan Utulash mori detyrën si Komandant i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në një ceremoni në bazën e kësaj force në Prishtinë.

Gjeneralmajor Utulash nga Ushtria e Turqisë rikthehet në këtë detyrë pas një viti. Kjo ndodh për herë të parë që një ish-Komandant rikthehet për të marr detyrën në krye të KFOR-it.

Detyrën ia dorëzoi Komandanti i deritashëm i KFOR-it, Gjenealmajor Enrico Barduani nga Ushtria italiane. Në fjalën e tij, gjeneralmajor Utulash tha se do të qëndrojnë në gatishmëri për të përmbushur misionin e që është paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

Ai ka shprehur mbështetje për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Gjithashtu ka shprehur mirënjohje për paraardhësin e tij Barduani. 

Share This Article