Rikthehet pas 16 vitesh në festival, Mira Konçi zbulon ëndrrën e saj 

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në skenën e “Këngës Magjike” , artistja e njohur shqiptare Mira Konçi rikthehet pas 16 vitesh në festival, ajo zbulon se është një dëshirë që e ruan ende.

Skena mbetet forma e Mirës për të depërtuar te publiku dhe për të shprehur gjithë të pathënat e saj.

Biseda mes saj dhe Ardit Gjebreas:

Ardit Gjebrea: Shiko, një recital i munguar, edhe pse e di që e ke premtuar një të tillë, ke ndërmend ta realizosh këtë premtim?

Mira Konçi: E kam ndërmend, e kam dashur që… tani në fakt, sepse bëhen 35 vite nga koncerti që kam dhënë në ’90, nga recitali i parë që kam dhënë, do të doja shumë një recital me orkestër të madhe, me këngë nga më të bukurat. Ëndërr e kam!

Ardit Gjebrea: Urojmë të realizohet! Kujtojmë titullin e këngës “E pathëna fjalë” në “Kënga Magjike”, kënga fituese e jotja. Cila është fjala e pathënë akoma e jotja?

Mira Konçi: Thjesht që dua akoma të jap, dua akoma të më njohin njerëzit më shumë në skenë sepse kur jam në skenë njohin më shumë për Mirën sesa kur jam në jetën e përditshme.

Mbetet të shihet nëse Mira do të bëjë ëndrrën e saj realitet, recitalin e shumëdëshiruar.

Share This Article