Rikthehet pas 2 vitesh Oktoberfest, miliona litra birrë do të pihen brenda pak ditësh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mijëra gjermanë dhe turistë u mblodhën në Mynih këtë të shtunë, pasi nisi zyrtarisht Oktoberfest, festivali më i famshëm i birrës në botë.

Ajo që e bëri edhe më të veçantë këtë vit festën e birrës ishte fakti se rikthehej pas dy vitesh, e pezulluar nga pandemia e koronavirusit, diçka që nuk ndodhte që prej kohës së Luftës II Botërore.

Të veshur me pantallona lëkure dhe këmishët tradicionale bavareze, vendas e të huaj u dyndën në lokalet dhe tendat e hapura enkas, për të shijuar birrën më të mirë bavareze dhe ushqimet e zonës.

Festimet nisën zyrtarisht në mesditë, kur kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter, hapi fuçinë e parë të birrës, pasuar me 12 të shtëna armësh që janë sinjali i tendave të tjera për t’u hapur.

Ky është edicioni i 187-të i festës që është parashikuar të mbyllet më 3 tetor, pasi të jenë pirë miliona litra birrë. Rekordi mbahet nga viti 2014, ku u konsumuan 7,7 milionë litra. Zakonisht 6 milionë njerëz marrin pjesë në festime.\

Share This Article