Rikthehet patrullimi i përbashkët i policisë së Shqipërisë dhe Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës do të udhëtojnë për në Shqipëri nesër, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm të dy shteteve për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Kjo lëvizje vjen si vazhdimësi e viteve të kaluara të patrullimit të përbashkët gjatë sezonit të verës.

“Turni i parë i zyrtarëve policorë të Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë, nesër. Konferenca për media do të mbahet në ora 10:00, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Pastaj, së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policorë do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandumit për bashkëpunim”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ky bashkëpunim i policive të dy shteteve ka kohë që funksionon gjatë sezoneve të verës, por vjet, shkaku i pandemisë, nuk u realizua.

Share This Article