Rikthehet tradita në Gjirokastër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjirokastra është shndërruar në një destinacion turistik dhe kulturor falë dhe investimeve dhe rijetësimit të Pazarit, ku turistët vendas dhe të huaj shijojnë asetet e trashëgimisë kulturore si dhe kulinarinë e shumëllojshme që kjo zonë ka.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti për Gjirokastrën është shprehur se, “morëm përsipër të realizonim atë që premtuam: T’i kthejmë Gjirokastrës kurorën e krenarisë shqiptare.Gjirokastra sot është shndërruar në një kantier të madh, ku punohet në shumë fronte”.

“Manjola Bici tregon për Pazarin e Ri të rijetëzuar, ku tregtohen prodhimet “Made in Albania”. Aty mund të gjeni zahire, gliko, trahana, raki, çaj mali, aroma e tradita të gjysheve nga Lunxhëria, Pogoni, Zagoria, Libohova. Kemi bërë shumë, më shumë do të bëjmë”, përfundon Margariti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply