Riktheu Kukësin ‘në shina’, Stavri Nica: Lojtarët luajnë për të bërë emër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kukësi fitoi 1-0 me Vllazninë për javën e dhjetë në Superligë, falë një goli të Rashitit. Tanimë verilindorët janë në vendin e katërt, duke marë dy fitore radhazi. Pas ndeshjes për MCN foli Stavri Nica, trajneri i Kukësit.

“Lojtarët kanë dëshirë të rrisin vlerën e tyre. Janë çuna të rinj dhe stërviten fort. I përgjigjen pothuajse të gjitha kërkesave të mia. Luajnë me dëshirë për fanellën dhe për njëri-tjetrin. Por kampionati është i gjatë. Çdo trajner ka idetë e veta se si mund ta zgjidhi situatën atëherë kur është e vështirë. Kur ke luks është më e lehtë për t’u zgjidhur situata. Ne na doli mënyra, sepse vetëm në atë mënyrë mund ta kapnim qoftë pikën, qoftë tri pikët. Nëse skuadra është luftarake dhe lufton në fushë… Nuk është vetëm menaxhimi me emra të mëdhenj dhe me lojtarë të shtrenjtë. Luajnë për të bërë emrin e tyre. Unë këtë u kërkoj, të rrisin vlerën e tyre. Tifozët kur shikojnë që luftohet në fushë, vijë edhe i shikojnë, pavërësisht se nuk ka emra”, tha Nica.

Share This Article