ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sondazhi tronditës/ Nigel Farange mund të fitojë zgjedhjet në Britani 16 hours ago
Liverpool mban fjalën, familjes së Diogo Jotës i jepet e gjithë kontrata prej 14.5 milionë paundëve pas vdekjes tragjike 17 hours ago
Ministrja ekuadoriane flet për mafien shqiptare në OKB 17 hours ago
“Nëse vret, do të përballesh me ekzekutimin”, Trump rikthen dënimin me vdekje në Uashington 17 hours ago
Djali i tij humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi, pranohet kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit të të birit: Kjo nuk është… 17 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rikthim vizash për shqiptarët!? Kërkesa e bërë me 27 shtator nga Gjermania, Franca dhe Italia

albnews by albnews
30 September, 2021
in Albania
0
Rikthim vizash për shqiptarët!? Kërkesa e bërë me 27 shtator nga Gjermania, Franca dhe Italia
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Tashmë rikthimi i vizave për shqiptarët me vendet e BE duket se nuk është më një kërkesë apo një tek e ndonjë vendi të BE. 3 vende të BE, Gjermania , Franca dhe Italia kanë paraqitur një kërkesë të ngjahsme që mban datën 27 shtator duke e argumentuar me numrin e lartë të kërkesave për azil apo qëndrimin përtej 90 ditëve të lejuara. Një gjë e tillë duket si një paradoks, duke qënë që Shqipëria aktualisht pret një përgjigje pozitive përsa i përket hapjes së negociatave me BE.

Numri i lartë i kërkesave për azil nga Shqipëria mund të kthehet në një makth të vërtetë për shqiptarët e të shënojnë hapa pas përsa i përket lëvizjes së lirë ne vendet e zonës Shengen.

RelatedPosts

Vritet biznesmeni italian në Tepelenë, identifikohet autori

Ministrja ekuadoriane flet për mafien shqiptare në OKB

Djali i tij humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi, pranohet kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit të të birit: Kjo nuk është…

Një ditë para vizitës së kryekomisionere europiane Ursula Von Der Leyen në Ballkan, një dokument i brendshëm është shpërndarë mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian, i cili ka shkaktuar diskutime mbi mundësinë e pezullimit të regjimit të udhëtimeve pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

Dokumenti që disponon dhe  Rtv Ora daton në 27 shtator 2021 dhe vjen pak ditë  para takimit të nivelit të lartë mbi vendet e Ballkanit Perëndimor e mbi Ukrainën që priten të mbahen në muajin tetor nën Presidencën sllovene të KE.

Në këtë dokument vlerësohet se udhëtimi pa viza mes Bashkimit Euopian e vendeve të Ballkanit Perëndimor është një arritje e rëndësishme e po ashtu dhe me vendet ish-sovjetike nën nismën e partneritetit lindor.

Por duket se jo të gjitha vendet anëtare janë të kënaqura, pasi dyshohet mbi një abuzim të këtyre vendeve me këtë të drejtë udhëtimi 90 ditor pa viza në territorin e BE.

Në veçanti Gjermania rendit Shqipërinë e Serbinë mes 10 vendeve me nurmin më të lartë të emigrantëve të parregullt e kërkesave për azil megjithë uljen që u shënua një vit më parë nga pandemia globale.

Gjermania ka regjistruar një rritje emigracioni të parregullt e banim të pautorizuar në territorin e tyre nga vendet si Shqipëria, Moldavia e Ukraina.

Në dokument delegacioni gjerman nënvizon se nëse nuk do të ketë ngadalësim apo përmirësim nga vendet e treta ndaj këtij fenomeni, pezullimi i udhëtimeve pa viza do të jetë një opsion real.

Të njëjtat pakënaqësi ndaj Shqipërisë, Serbisë e Gjeorgjisë mbi këtë fenomen ka shprehur dhe Franca.

Italia nga ana e saj siç lexohet në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga Rtv Ora, shprehet se e konsideron angazhimin e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat e drejtësisë, sigurisë dhe lirive themelore si të kënaqshme dhe mbështet zbatimin e reformave në këto sektorë.

“Për këtë qëllim, Ministria e Brendshme italiane është e impenjuar në projektin “Kundërvënja ndaj krimit të rëndë në Ballkanin Perëndimor”, e që ka për qëllim nxitjen e standardeve të funksionimit të institucioneve gjyqësore dhe policore në këto pesë vende drejt aderimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian.

Sipas kësaj nisme, oficerët e policisë italiane janë vendosur në kryeqytetet e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur autoritetet lokale në luftën kundër krimit të organizuar dhe duke kontribuar në forcimin e mekanizmave të ndarjes së informacionit”.

Mbi problematikën e abuzimit me sistemin e udhëtimeve pa viza me këto vende, Italia shprehet e shqetësuar me Moldavinë, duke nënvizuar se rrjeti i trafikut të paligjshëm njerëzor po abuzon me këtë sistem.

Qeveria e Romës ka hedhur idenë e pezullimi të udhëtimeve pa viza për Moldavinë në rast të thellimit të këtij fenomeni.

Prej dhjetorit të vitit 2009 është lejuar udhëtimi pa viza drejt BE nga vendet Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Kjo u pasua në vitin 2010 me Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, Moldavinë në vitin 2014 dhe Gjeorgjinë dhe Ukrainën në vitin 2017.

Rikthim vizash për shqiptarët!? Rtv Ora siguron kërkesën e
Rikthim vizash për shqiptarët!? Rtv Ora siguron kërkesën e
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sondazhi tronditës/ Nigel Farange mund të fitojë zgjedhjet në Britani

Sondazhi tronditës/ Nigel Farange mund të fitojë zgjedhjet në Britani

26 September, 2025
Liverpool mban fjalën, familjes së Diogo Jotës i jepet e gjithë kontrata prej 14.5 milionë paundëve pas vdekjes tragjike

Liverpool mban fjalën, familjes së Diogo Jotës i jepet e gjithë kontrata prej 14.5 milionë paundëve pas vdekjes tragjike

26 September, 2025
Ministrja ekuadoriane flet për mafien shqiptare në OKB

Ministrja ekuadoriane flet për mafien shqiptare në OKB

26 September, 2025
“Nëse vret, do të përballesh me ekzekutimin”, Trump rikthen dënimin me vdekje në Uashington

“Nëse vret, do të përballesh me ekzekutimin”, Trump rikthen dënimin me vdekje në Uashington

26 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result