Rikthimi i luftës së ftohtë/ Rusia i përgjigjet Perëndimit duke bllokuar fluturimet për 36 shtete

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia iu përgjigj flakë për flakë vendeve të BE, që i vendosën sanksione fluturimi pas nisjes së luftës në Ukrainë.

“BBC” raporton se Rusia ka ndaluar sot fluturimet e linjave ajrore të 36 vendeve, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Spanjën, Italinë dhe Kanadanë.

Ky vendim i Rusisë vjen pas vendimit të BE-së për të bllokuar hapësirën ajrore për avionët rusë.

Në fjalët e Autoritetit të aviacionit civil të Rusisë, kufizimet po vihen “si një masë hakmarrëse për ndalimin nga shtetet evropiane të fluturimeve nga aviacioni civil të operuar nga linjat ajrore ruse ose të regjistruara në Rusi”.

Share This Article