Rikthimi i Messit te Barca është i mundur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rikthimi i Lionel Messit te Barcelona nga Paris Saint-Germaini nuk është pamundur – ka thënë Enric Masip, një këshilltar i presidentit të Blaugranëve, Joan Laporta.

Trajneri i katalunasve, Xavi Hernandez, deklaroi javën e kaluar se dera në Camp Nou do të jetë gjithmonë e hapur për superyllin argjentinas dhe se ai e mirëpret rikthimin e tij.

Messi nuk e ka treguar nivelin e tij të lojës në Paris, ndërsa së fundmi është fishkëllyer nga tifozët pas eliminimit të PSG-së nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve.

Këshilltari Enric Masip i ka qetësuar spekulimet për rikthimin e mundshëm të 34-vjeçarit te Barca, por nuk e ka hedhur poshtë mundësinë.

 “Asgjë nuk është e pamundur, në jetë ndodhin situata të papritura. Fjalët e Xavit janë keqkuptuar…”.

 “Ishte ndoshta një prej periudhave më të mira (të klubit prezenca e Messit), por gjërat shkuan në mënyrën si shkuan dhe ai zgjodhi një projekt në Paris”.

 “Ajo që dukej se po rrënohet këtu te Barcelona, skuadra i ka mbijetuar dhe është angazhuar shumë”, ka thënë Masip për Cadena SER.

Share This Article