Rikthimi i shqiptarëve, MEPJ publikon numrat dhe orarin kur mund të telefonojnë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Përfaqësitë Shqiptare në botë, është duke punuar për të mundësuar rikthimin e qytetarëve shqiptarë që kanë ngelur të bllokuar në vende të ndryshme të botës, si pasojë e mbylljes së kufijve nga COVID-19.

Teksa ka publikuar numrat e kontaktit, MEPJ thekson se ka disa orare kur mund të telefonohet.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët janë bllokuar jashtë Shqipërisë, për shkak të mbylljes së kufijve tokësorë dhe ajrorë, dhe që kanë nevojë për ndihmë 🆘 apo informacion ℹ️, të telefonojnë 📞ose të çojnë një sms në aplikacionin WhatsApp, edhe në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat nga vetë MEPJ.

Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora ⏰ 08:00-20:00.

Vetëm SMS ose “WhatsApp” – nga ora ⏰20:00-08:00

📞 00355694045493
📞 00355694045487
📞 00355694045492
📞 00355694045494
📞 00355694045489
📞 00355694045486
📞 00355694045490
📞 00355694045491
📞 00355694045485
📞 00355694045488

Share This Article