• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, June 2, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kulture
Rikthimi i shumëpritur/ Arbana Osmani befason publikun me një rrëfim të ndjerë në “X Factor Albania”: U dorëzova, po humbisja veten

Rikthimi i shumëpritur/ Arbana Osmani befason publikun me një rrëfim të ndjerë në “X Factor Albania”: U dorëzova, po humbisja veten

by albnews
5 April, 2025
in Kulture
0
25
VIEWS

Pas një periudhe të gjatë pa paraqitje televizive, Arbana Osmani u shfaq mbrëmjen e kaluar në natën finale të “X Factor Albania”, duke emocionuar publikun me një prani të papritur dhe një rrëfim të sinqertë e prekës. E njohur më parë si ikona e skenës së “Big Brother”, program që e moderoi për 10 vite me radhë, Arbana ishte larguar dy vite më parë nga kjo detyrë.

Me hyrjen e saj në skenën e “X Factor”, publiku e mirëpriti me duartrokitje të jashtëzakonshme. Pasi falënderoi të gjithë, Arbana nisi fjalimin e saj me humor: “Sonte nuk jam këtu për të kënduar, se nëse do ta bëja, shumica do të ndryshonin menjëherë kanalin e televizorit dhe unë nesër do të bëhesha meme e ditës”.

Foto: Screenshot/YouTube

Më pas ajo vazhdoi: “Jam këtu sepse Alketa kur i thashë ‘nëse do të vish te programi im’, më tha ‘zemër, unë të vij, nëse më vjen’. Kështu që jam për të kthyer një borxh, por jo vetëm për këtë. Jam këtu sonte sepse dua t’i them dy fjalë atyre dy të rinjve të cilët, sonte nga kjo garë, nuk do të dalin si fitues. Unë kam qenë vazhdimisht në garë gjatë punës sime. Dhe jo gjithmonë kam fituar, përkundrazi, kam humbur shpesh. Dy vjet më parë ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe gjigande si kjo me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer gjithë shqiptarët kudo që janë brenda dhe jashtë kufijve, ku unë isha drejtuesja e tij, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte. Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë. Audienca maksimale, suksesi i jashtëzakonshëm, komente në rrjet pa fund, rrogë me shumë zero, kontrata të rëndësishme marketingu, titull i madh në çdo portal dhe shumë angazhime. Në atë kohë kushdo që ishte afër meje dhe dëgjonte t’i thosha se kisha vendosur që vitin tjetër të mos isha më në prezantimin dhe drejtimin e Big Brother, më thoshte se po ia fus kot, se po bëj shumë gabim, se nuk duhet ta lë se është maja e spektaklit, se do të më mbyllen gjithë dyert kështu në Top, se ky do të ishte fundi i karrierës sime në televizion, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, çfarë mendon, se do të pendohem, e shumë e shumë ‘se’ të tjera”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Natyrisht një pjesë e këtyre gjërave dolën të ishin të vërteta e pavarësisht gjithë korit që kisha kundër atë kohë, jo pa keqardhje, por sepse po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, se audienca e se paratë, po humbisja veten time. Kam filluar ta bëj këtë punë kur kam qenë 14 vjeçe jo për t’u bërë e famshme, por se më buronte, se kam dashur gjithmonë të prezantoj, të mbërthej publikun, të komunikoj me ta, të frymëzoj dhe pavarësisht se nuk kam qenë kurrë imazhi i bukurisë perfekte në televizion, nuk kisha as gjatësinë, as atë ecjen perfekte, duart i mbaja keq, akoma i mbaj keq. Megjithatë, edhe pse jam fyer e jam bullizuar, jam sulmuar për këto gjëra që nuk ishin perfekte në televizion, unë prapë në televizion kam bërë gjithçka që kam dashur, jo gjithmonë ia kam dalë, kam bërë gabime plot, por nuk jam dorëzuar asnjëherë. Nuk jam dorëzuar sepse prindërit e mi, mua më kanë mësuar që nuk duhet të dorëzohesh kurrë, se duhet të luftosh, duhet t’ia dalësh, duhet të ringrihesh edhe kur bie, duhet të jesh e para, duhet të kërkosh më shumë, duhet të luftosh për atë që ti do, të hedhësh djersë dhe pastaj të luftosh për atë që ke hedhur djersë dhe kur të thyhesh të qëndrosh, të mos ikësh. Çfarë je ti? E pazonja je ti? T’i lësh gjërat përgjysmë?”.

Foto: Screenshot/YouTube

“E megjithatë, para dy vitesh, u dorëzova. U largova nga ajo studio e madhe televizive zemërthyer, duke e ditur shumë mirë që mund të ishte hera e fundit që do të shkelja aty. U largova duke menduar nëse kolegët dhe miqtë e mi të shumë viteve do të kishin guximin të më shkruanin e të më flisnin pasi të mos isha më prezantuesja e famshme e Big Brother-it. Ika, dhe nuk kisha asnjë plan B, asnjë. Dija se çfarë nuk doja, por nuk dija se çfarë doja dhe kaq më mjaftonte. Kisha shumë frikë, por frika për të ndryshuar, nuk ishte më e madhe se frika për të ndenjur, por e mundi. Dalëngadalë rekuperova kohën e humbur me fëmijët e mi, nisa një sipërmarrje që e kisha me qejf, udhëtova, fillova të gatuaj më shumë tiramisu, njoha njerëz të rinj dhe xhirova një emision në shtëpinë time. Shijova jetën reale, atë që s’ka lidhje me followers-at, me grim, me showbiz-in, dhe ndjeva se ishte shumë e bukur. Dalëngadalë, duke ikur nga suksesi në sytë e publikut, po njihja një sukses dhe po shijoja një sukses tjetër, një sukses të ri, ndryshe. Mos më keqkuptoni, jo rehat, jo pa kokëçarje, por atë ndjesinë që të mbyt, nuk të lë të jesh i lirë, që nuk të lë të jesh i vërtetë – dhe ky për mua ishte një sukses i ri, një dhuratë që po ia bëja vetes sime. Jeta ka ndonjëherë mënyrën e vet për të rikujtuar se duartrokitjet e jashtme, nuk e mbushin gjithmonë boshllëkun e brendshëm. Duartrokitjet e audiencave të mëdha si sonte këtu, ishin zëvendësuar nga duartrokitjet e tre fëmijëve të mi që duartrokisnin kështu kur në mëngjes surprizoheshin me petulla dhe më kënaqnin po njësoj”.

“Ajo që dua të them sonte është: vetëm një prej tyre, tre finalistëve, do të shkojë në shtëpi me një trofe dhe do të vlerësohet nga juria, por edhe nga publiku me interpretimin e përsosur. E nëse nuk do të jesh ti, mos u mërzit. Ne nuk jemi në këtë jetë për të qenë të përsosur, jemi për të qenë të vërtetë, kemi pjesën tonë të dështimeve dhe humbjeve, jemi këtu për të qenë të ndjeshëm, jemi këtu që të rrëzohemi, të falim, të mësojmë, jemi që të japim maksimumin, të bëjmë çdo gjë që mundemi me gjithë forcën tonë dhe nëse thyhemi, të ringrihemi më të fortë. Në kërkimin për sukses, këshilla ime është: mos e humbisni kurrë dritën tuaj të brendshme. Atë që buron nga shpirti, dhe mos bëni kurrë kompromise që ju tjetërsojnë.
“Dy dekada në televizion më mësuan që, sado të përpiqem, disa do të më duan, disa do të më gjykojnë, disa s’do të më kuptojnë kurrë. Por unë kam zgjedhur të jetoj jetën time, dhe jo pritshmëritë e të tjerëve – e ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit”, përfundoi Arbana. 

Previous Post

Në Britani me ‘vizë’ elektronike/ Hyn në fuqi rregullorja e re e kalimit të kufirit

Next Post

Osmani përkujton masakrën e Rezallës: Ishte pjesë e planit të Serbisë për shfarosje

albnews

albnews

Related Posts

Dua Lipa i bashkohet më shumë se 300 personave që i bëjnë thirrje kryeministrit t’i japë fund ‘bashkëfajësisë së Britanisë’ në Gaza
Kulture

Dua Lipa i bashkohet më shumë se 300 personave që i bëjnë thirrje kryeministrit t’i japë fund ‘bashkëfajësisë së Britanisë’ në Gaza

29 May, 2025
Përgatitet fjalori i ri i shqipes me rreth 100 mijë fjalë, prezantohet në “Javën e Albanologjisë”
Albania

Përgatitet fjalori i ri i shqipes me rreth 100 mijë fjalë, prezantohet në “Javën e Albanologjisë”

26 May, 2025
Brad Pitt fotografohet me një model të ri flokësh – fansat vazhdojnë të mendojnë se është aktori më i pashëm i të gjitha kohërave
Kulture

Brad Pitt fotografohet me një model të ri flokësh – fansat vazhdojnë të mendojnë se është aktori më i pashëm i të gjitha kohërave

23 May, 2025
Next Post
Osmani përkujton masakrën e Rezallës: Ishte pjesë e planit të Serbisë për shfarosje

Osmani përkujton masakrën e Rezallës: Ishte pjesë e planit të Serbisë për shfarosje

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ylli i Liverpoolit mund t’i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr sezonin e ardhshëm

Ylli i Liverpoolit mund t’i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr sezonin e ardhshëm

1 June, 2025
“Bota po bëhet më e rrezikshme, Putin duhet penguar” – Britania do blejë avionë për të qëlluar me armë bërthamore

“Bota po bëhet më e rrezikshme, Putin duhet penguar” – Britania do blejë avionë për të qëlluar me armë bërthamore

1 June, 2025
U qëllua me armë zjarri nga bashkëatdhetari në Podgoricë, ndërron jetë i riu 23-vjeçari shqiptar

U qëllua me armë zjarri nga bashkëatdhetari në Podgoricë, ndërron jetë i riu 23-vjeçari shqiptar

1 June, 2025
Vriten dy skocezë në një bar në Spanjë, gjithçka ndodhi ndërsa luhej televizor e Ligës së Kampioneve

Vriten dy skocezë në një bar në Spanjë, gjithçka ndodhi ndërsa luhej televizor e Ligës së Kampioneve

1 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4777 shares
    Share 1911 Tweet 1194
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2425 shares
    Share 970 Tweet 606
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1880 shares
    Share 752 Tweet 470
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1821 shares
    Share 728 Tweet 455
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1703 shares
    Share 681 Tweet 426
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM