ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera! 3 hours ago
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të… 3 hours ago
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi… 3 hours ago
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje 3 hours ago
Berisha paralajmëron grevë urie: Protesta e 22 dhjetorit do të marrë tjetër formë! 3 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Rikthimi i tangos treshe (pa llogaritur SPAK-un)

albnews by albnews
1 August, 2023
in Opinion
0
Rikthimi i tangos treshe (pa llogaritur SPAK-un)
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Skënder Minxhozi

Shprehja e vjetër thotë se që të kërcesh tango duhen dy veta. Përkufizimi i shkon sallave të dansit, por në jetën politike të Shqipërisë ka kohë që tangoja partiake luhet treshe. Të paktën që nga janari i vitit 2022, kur demokratët vendosën ta ndajnë me tym e flakë godinën e partisë, stemën e vulën e saj. Nëse e para, ndërtesa, u mor me dhunë nga Berisha, dy të tjerat, stema e vula, do t’i mbeten kryetarit të ri dhe të vjetër Lulzim Basha. Rizgjedhja e Bashës në krye të PD zyrtare shënon një zhvillim të pritshëm, që daton kohë më parë se vërdallosjet e Lulit nëpër Shqipëri me bluzat e gjelbëra të Zelenskit, për të predikuar koncepte të vjetra, ide të konsumuara e të shkelura me këmbë prej vetë atij kur ishte shef partie, e që sot tërheqin vëmendjen e pakkujt që sheh lajmet nga kolltuku i shtëpisë. Në funksion të lojës së forcës brenda opozitës, sot ka pak njerëz që do të vinin bast dy mijë lekë të vjetra, që Basha i rizgjedhur do të përmbyste dot raportin 500 mijë me më pak se 40 mijë që u vendos mes Rithemelimit (plus Partinë e Lirisë) në njërën anë dhe PD zyrtare në anën tjetër. Përqindjet e PD së Alibeajt në 14 maj kanë pasur brenda edhe shijen e keqe që ka lënë tek e djathta humbësi serial Lulzim Basha. Megjithatë Luli e rimori zyrën dhe do të përpiqet ta mbajë ashtu siç di. Domethënë duke vegjetuar më së shumti, e duke u përpjekur të gjejë ndonjë të çarë mes gjigandit hijerëndë Rama të lodhur nga pushteti, e dyshes së përjetshme plot rrudha e halle personale Berisha-Meta. Kjo tango e habitshme trepalëshe do të ushqejë këtej e tutje fabulën politike të vendit. Me sytë nga dera e SPAK! Lulzim Basha nuk ka ikur realisht asnjëherë nga posti i kryetarit të partisë. Kur ka lënë me një deklaratë televizive PD, në mesin e sherrit me Berishën, ai ka qenë de facto sërish shefi i partisë pasi dorëheqja nuk ishte depozituar në gjykatë. Ashtu si largimi, edhe rizgjedhja e para pak orëve ka qenë formale. Në garë me një kundërshtar krejt të panjohur, ai krijoi një korsi të shpejtë afrimi drejt zyrës së kryetarit të PD zyrtare, por në ndryshim nga momenti i vetëpezullimit, po e gjen PD me 37 mijë votues (në zgjedhjet e 14 majit), në vend të 622 mijë votave që Partia Demokratike mori dy vjet më parë, në zgjedhjet parlamentare. Përtej faktit që ai mund të mburret nga mëngjesi në darkë me stemën dhe vulën zyrtare të partisë më të madhe të të djathtës shqiptare, pesha e tij reale sot në politikë është ajo e shifrës së parë, jo e të dytës. Por Basha ka provuar edhe në të shkuarën se di ta përtypë me qetësi qenien i dyti, madje dhe i treti. Njëra ndër kritikat më të forta dhe të drejta që i janë adresuar, është ajo e të qenit një numër dy i përjetshëm, jo një luftëtar ambicioz për vendin e parë në garë. Megjithatë, për Bashën, ashtu si për Ramën, Berishën apo Metën, shtatori i këtij viti ka një pamje më të mistershme sesa sezonet e tjera vjeshtore të politikës. Në fushë ka hyrë me të drejta të plota SPAK, elefanti i vërtetë në mes të dhomës. Dhe Luli, ashtu si të tjerët, duhet të mësohen me këtë aktor të ri dhe të paparashikueshëm. Të qenët në opozitë nuk është ndonjë garanci kushedi se çfarë, sepse edhe ai, si një politikan tashmë tre herë ministër, kryetar bashkie i Tiranës dhe shef i opozitës për tetë vjet, ka “skeletet” e tij në dollap. Lulzim Basha gjen një zyrë të ndryshuar të kryetarit të PD zyrtare. Shumë më modeste, larg godinës së SHQUP-it dhe që përballet sot me shumë të panjohura. Megjithatë më mirë në rreshtin e parë të politikës sesa varavingo mes Shqipërisë, Holandës apo ndonjë destinacioni të mërzitshëm pushimesh. Nuk e ka moshën për pension. Por as ambicjen për kryeministër. Tamam një figurë plotësuese, nga ato që i duhen tani Ramës dhe Berishës.

RelatedPosts

Zyrtarët e akuzuar nga SPAK për korrupsion do të menaxhojnë 800 milion euro, vitin e ardhshëm

15 vjet më pas, raporti që e stigmatizoi Kosovën

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

19 December, 2025
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

19 December, 2025
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

19 December, 2025
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result