“Rilindja e Ramës na mësoi se s’mund t’i marrim të mirëqenia normat europiane”- Salianji: E vetmja gjë që e mban në pushtet është…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, është shprehur se Rilindja e kryeministrit Edi Rama i ka mësuar se vlerat europiane nuk mund t’i marrin të mirëqena.

“Sot nga kjo protestë i kemi treguar regjimit dhe kemi çuar në çdo shtëpi dritën e shpresës. Për Shqipërinë keni bërë më shumë se në 10 vite ka bërë çdo institucion. Pas rënies së regjimit komunist, pas rënies së diktuarës, askush nuk e kishte menduar se do duhej të mblidheshim prapë. Rilindja e Edi Ramës na mësoi se s’mund t’i marrim të mirëqenia normat europiane.

Sot kemi arritur në ditën ku intelektuali u zëvendësua me të fortin e zonës për t’i siguruar vota. Mbërritëm në ditën ku vetëm Shqipëria dhe Serbia e Vucicit nuk bëjnë zgjehdje të ndershme.

Erdhën në kohën kur kryeministri ka bashkëpunëtorët në burg për korrupsion dhe vetë shfaqet si të jetë i pastër dhe pa asnjë mëkat.

Të dashur miq, ky kryeministër nuk ka miq, aleatë e partner, sepse nuk mund të pranojë një shtetar si ky. E vetmja gjë që e mban në pushtet është indiferenca, mpirja e njerëzve, frika dhe përçarja për të cilën sot i kemi dhënë përgjigje me bashkim”, tha Salianji.

Share This Article