Rilindjes i shtohen hajdutët nëpër burgje, Rama thirrje të rinjve: Ejani në Akademinë Politike të PS

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edi Rama thotë se janë hapur aplikimet për t’u bërë pjesë e Akademisë Politike të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai thotë se kjo është një eksperiencë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, të cilët duan të angazhohen disa orë në javë nga koha e lirë e tyre për të mësuar më shumë mbi historinë, idetë dhe lëvizjet e partive progresiste. Hapja e akademisë vjen në një kohë kur shumë njerëz të pushtetit të Edi Ramës kanë përfunduar në burg për shkak të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Postimi i Ramës:

“U HAPËN APLIKIMET për Akademinë Politike të PS. Një eksperiencë e re për të rinjtë e të rejat që duan të angazhojnë disa orë në javë nga koha e lirë, për të mësuar më shumë mbi historinë, idetë, zhvillimet e lëvizjeve e partive progresiste dhe sigurisht Partinë Socialiste të Shqipërisë, përmes komunikimit me protagonistë të saj, figura të spikatura të së majtës europiane me histori në qeverisjen e vendeve të BE-së, aktivistë në partitë e Internacionales Socialiste apo Partinë e Socialistëve Europianë, pedagogë të teorisë politike në universitete shqiptare e të huaja, si edhe opinionistë e gazetarë të njohur në mediat ndërkombëtare

*Bashkëlidhur linku i sapoçelur i Akademisë Politike në Instagram dhe linku i aplikimit për hyrjen në këtë hapësirë të re të kulturës politike, për të reja e të rinj të interesuar për të pasuruar dijet mbi politikën dhe zhvilluar aftësitë për të bërë së bashku, përmes politikës, ndryshime që nuk bëhen dot vetëm

Share This Article