Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes pasi krahasuar me rritje që shënoi ditën e djeshme është forcuar sërish këtë të enjte duke u blerë sot me 86.5 lekë dhe duke u shitur me 87.8 lekë.
Monedha europiane është blerë mëngjesin e sotëm me 97.8 lekë dhe është shitur me 98.6 lekë në raport me një ditë më parë duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme të vlerës sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot në raport me ditën e djeshme me 104 lekë dhe duke u shitur me 105.2 lekë.
Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor është blerë sot me 116.4 lekë dhe është shitur me 117.7 lekë krahasuar me ditën e mërkurë duke regjistruar rritje të kuotës.