Rinas – Londër, linja më e frekuentuar ajrore: Shtohen pasagjerët, cilat qytete dominuan udhëtimet ajrore?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë vitit të kaluar, rreth 880 mijë pasagjerë udhëtuan mes aeroportit të Rinasit dhe atij të Londrës. Sipas të dhënave, kryeqyteti britanik u rendit i pari për fluksin e pasagjerëve që udhëtuan me transport ajror.

Në vend të dytë ndodhet aeroporti i Bergamos, ku rreth 700 mijë pasagjerë, shqiptarë dhe të huaj, zgjodhën këtë itinirar ajror. Një faktor kyç në këtë volum udhëtimesh, ishte zhvillimi i turizmit sezonal dhe atij dentar, si dhe prania e madhe e emigrantëve shqiptarë në Itali. Si rezultat, shkëmbimet mes aeroportit të Tiranës dhe atyre italiane regjistruan shifra rekord vitin e kaluar.

Roma, Bologna, Milano, Treviso dhe Pisa së bashku numëruan një total prej 2.2 milionë pasagjerësh që udhëtuan mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ndërkohë, Vjena u shfaq si një destinacion turistik i rëndësishëm, duke regjistruar rreth 400 mijë pasagjerë, kryesisht shqiptarë, që udhëtuan gjatë vitit 2024.

Në fund, Stambolli, një tjetër nyje kyçe e transportit ajror, regjistroi një fluks të konsiderueshëm. Në total, mes aeroportit të Rinasit dhe kryeqytetit turk udhëtuan 390 mijë pasagjerë, duke e bërë këtë një nga rrugët më të frekuentuara ajrore për shqiptarët.

Share This Article