Rinas/ Me mbi 12 mijë franga zvicerane dhe 900 euro të padeklaruara, procedohet malazezi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shtetas malazez po ndiqet penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.  

Sipas njoftimit të policisë, 30-vjeçari me iniciale A. T. u ndalua në Aeroportin e Rinasit pasi tentoi të kalonte kufirin me 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro, të padeklaruara. 

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi”, njofton policia.   

Policia sekuestroi shumën e parave në cilësinë e provës materiale dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article