Rindërtimi i shtëpive, Rama: I gjithë procesi mbyllet në qershor të 2021

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Banorët në fshatrat e Shqipërisë që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit, do të mund të kenë shtëpitë e tyre të reja brenda vitit 2020.

Në një videomesazh në Facebook, kryeministri Edi Rama deklaroi se shpreson se festa e vitit të ri 2020, do t’i gjejë banorët, në fshatrat e dëmtuara, brenda shtëpive të reja.

Sa i përket banorëve në qytete, shtëpitë e të cilëve gjithashtu janë shembur ose dëmtuar nga tërmeti, Rama tha se procesi pritet të mbyllet brenda qershorit të 2021.

Kryeministri foli edhe për reagimin e policisë ndaj atyre që kanë abuzuar në ndërtim, duke theksuar se tashmë kanë nisur arrestimet e para./TCH/

Share This Article