Rindërtimi i Xhamisë së Plumbit, Rama: Kthimi i tempullit si një tjetër destinacion atraktiv turistik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet për rikonstruksionin e Xhamisë së Plumbit, për ta rikthyer në tempull për besimtarët, por edhe si një destinacion atraktiv turistik për Shkodrën.

Rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit kryhet falë investimit të qeverisë turke, e cila ka dhënë një fond prej 6 milionë eurosh.

MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i punës në Xhaminë e Plumbit, për kthimin e këtij tempulli jo vetëm besimtarëve, por edhe Shkodrës, si një tjetër destinacion atraktiv turistik, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Projekti për rikonstruksionin e kësaj xhamie në Shkodër parasheh jo vetëm restaurimin e thellë të saj, por edhe transformimin e hapësirës përreth.

Ministrja e Kulturës Elva Margaritit ka dhënë më herët detaje nga projekti. “Ky nuk do jetë thjesht një projekt restaurimi, por do jetë edhe me ndihmën e ekspertëve gjeologë. Është hera e parë që bëhet një restaurim i këtij niveli, që nuk bazohet vetëm në monumentin. Kjo është një zonë e larmishme për elementët e kultit. Kemi një xhami tjetër këtu afër, pra, është një sistem i konsoliduar tashmë për besimtarët.”

Share This Article