Rinovimi i pasaportave dhe ID, qytetarët mund të aplikojnë në çdo zyrë IdentiTek kudo në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tashmë qytetarët mund të rinovojnë dokumentet e identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, kudo në Shqipëri

Ministria e Brendshme bëri të ditur të shtunën, se me udhëzimin e ri, për të gjitha riaplikimet për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, (standarde ose të përshpejtuara), procedura mund të kryhet pranë çdo zyre aplikimi të IdentiTek në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht njësisë ku qytetarët janë të regjistruar në Gjendjen Civile.

Ky lehtësim synon të rrisë aksesueshmërinë dhe fleksibilitetin e shërbimit për qytetarët, si dhe reduktuar kohën e kostot e lëvizjes.

Nga ky ndryshim përjashtohen rastet kur pasaporta e fundit është aplikuar përpara vitit 2012. Këto aplikime do të vijojnë të kryhen vetëm në zyrat sipas vendbanimit të qytetarëve, në përputhje me procedurat në fuqi.

Karta e identitetit tërhiqet pranë zyrës së aplikimit, ndërsa pasaporta biometrike pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në qarkun ku bëhet aplikimi.

Ky ndryshim lehtëson aksesin në shërbimet e marrjes së mjetit së identifikimit.

Share This Article