Rio Ferdinand: Trajnerit nuk i pëlqen gjysma e skuadrës, por do t’i duhen dy merkato për ta rregulluar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Humbja e Manchester United kundër West Ham (2-0) ishte temë diskutimi në podcastin e zakonshëm të Rio Ferdinand. Që kur Ruben Amorim ka mbërritur në “Old Trafford”, skuadra e kuqe ka fituar vetëm 6 nga 26 ndeshjet e Premier League.

Fitorja e fundit daton kundër Leicesterit (që më pas ra nga kategoria) më 16 mars. Në këtë pikë, “Djajtë e Kuq”, të cilët tashmë janë përqendruar tërësisht te finalja e “Europa League”, ndodhen në vendin e 16-të në renditje.

Dështim i vërtetë, që lë të kuptohet për një “revolucion” të ri gjatë verës. Sipas ish-mbrojtësit, trajneri portugez do të heqë dorë nga shumë lojtarë: “Mendoj se Amorim shikon përreth në dhomat e zhveshjes dhe mendon:

Nëse do të kisha një shkop magjik, në 5 vitet e ardhshme të paktën 50 për qind e kësaj skuadre nuk do të ishte më këtu. Kjo për shkak se nuk janë mjaftueshëm të mirë, nuk janë lojtarët e duhur për mënyrën se si ai dëshiron të luajë”.

Pastaj ka vazhduar: “E shikoj dhe mendoj se do t’i duhen të paktën dy sesione të mira merkatoje për të hequr lojtarët që nuk i dëshiron, por edhe për të blerë ata që i duhen”.

Share This Article