Rio hapë plazhet kur të gjendet vaksina kundër koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Plazhet e njohura në Rio de Zhanejro zyrtarisht do të hapen për notuesit atëherë kur të gjendet vaksina kundër koronavirusit, deklaroi prefekti Marselo Krivela.

Për momentin, plazhet në Rio janë të hapura për stërvitje dhe sporte në ujë, edhe pse në disa fundjavat e fundit rregullat shpesh janë shkelur.

Shumica nuk mbajnë maska dhe i shkelin rregullat për distancë fizike.

Atje ku nuk mbahen maska, qëllimi është të kthehemi kur të ketë vaksinë apo kur infektimi do të shënojë zero”, tha Krivela.

Sipas tij, maskat nuk mbahen në plazh dhe niveli i infektimit po rritet.

Brazili është vendi i dytë më i goditur nga pandemia e koronavirusit pas SHBA-së dhe ka mbi 1,7 milionë të infektuar.

Share This Article