ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS 11 hours ago
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit 11 hours ago
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut 11 hours ago
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK 11 hours ago
Dy tendera për të njëjtën rrugë në Ksamil 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rira: Taulanti e ka të humbur luftën me mua, përplasja nisi për guroren e mikut të tij Mond Bego

albnews by albnews
30 January, 2021
in Albania
0
Rira: Taulanti e ka të humbur luftën me mua, përplasja nisi për guroren e mikut të tij Mond Bego
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira, e konsideron politike padinë e bërë ndaj saj në SPAK nga kreu aktual i kësaj Bashkie, Nuri Belba, për abuzim me tenderin e ndërtimit të një fushe sporti në Prrenjas.

E ftuar në Ora News, ajo deklaron se për këtë çështje ka një vendim të gjykatës së shkallës së parë në favor të saj, por ajo rihapet sa herë jemi para një procesi elektoral, qoftë ky vendor apo zgjedhje parlamentare.

RelatedPosts

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

Rira: Nuk është një gjë e re. Është bërë nga kryetari aktual, kryetari kukull i vetëshpallur dhe i vetëzgjedhur i bashkisë së Prrenjasit menjëherë sapo unë kam lënë detyrën në bashki, menjëherë pas zgjedhjeve të qershorit dhe nuk përbën ndonjë lajm për mua sepse realisht ajo është një çështje terësisht politike. Është gjykuar si çështje. Vendimi i shkallës së parë i jep bashkisë të drejtë si entitet publik, më jep mua të drejtë si kryetare e autoritet kontraktor, i jep të drejtë KVO, kështu që kemi pothuajse dy vjet që nga koha që është marrë vendimi dhe tre vjet që nga koha  që Taulant Balla me media, me të gjithë mundësitë që ai ka mundohet të bëjë një fortunë në gotë për të krijuar zëra vetëm për çështje personale që lidhen me imazhin tim dhe peshën time që kam në zonën që kam drejtuar në Prrenjas, por edhe në Librazhd dhe qarkun e Elbasanit.

Duke e konsideruar një investim personal të kreut të grupit socialist Taulant Balla për të prishur imazhin e saj, Rira tregon edhe sesi nisën konfliktet me të.

Rira: Kam garuar në bashkinë e Prrenjasit nën logon e LSI dhe në kohën që Aleanca për Shqipërinë Europiane shpalli kandidatët e saj në gjithë bashkitë e vendit. Unë garoja nga LSI.Në bashkinë time është bërë maksimumi dhe besoj se kam ardhur në krye të asaj bashkie dhe me votat e socialistëve. Shpesh herë Taulanti thotë se unë e kam bërë kryetare bashkie. Mua më kanë bërë kryetare bashkie persona që patën besim te unë, të majtë, të djathtë, me LSI, me PD, me PS. Taulanti të mos harrojë që edhe në bashkitë që garonin kandidatët e PS, në Tiranë apo bashki të tjera, janë zgjedhur edhe me votat e atyre që votojnë LSI. Dy vite sa ishim në koalicion të majtë gjërat kanë qenë ok, pastaj me çarjen dhe prishjen e koalicionit PS-LSI filloi menjëherë beteja politike duke u munduar të pengonte çdo investim në bashkinë e Prrenjasit jo vetëm me investime që vinin nga pushteti qëndror por edhe çdo zbatim të vogël siç ishte bllokimi i ndihmës ekonomike me këshillin bashkiak të Prrenjasit duke dashur të japin një panoramë që këtu nuk po punohet, këtu ka paaftësi, përplasjet tona kanë qenë të shumta. Një nga arsyet e tjera se pse Taulanti sa herë ka zgjedhje, qofshin lokale apo parlamentare e bën këtë gjë, është sepse në Prrenjas ai nuk gjeti një kryetare kukull që mund ta drejtonte, mund ta kontrollonte dhe sillte vërdallë me kryetarët e tjerë atje dhe nuk gjeti terren për të zhvilluar aktivitetin e tij që është me shumë dritëhije dhe afera korruptive.

Rira zbulon se një nga përplasjet më të mëdha që ka pasur me zotin Balla ka qenë ndalimi i një guroreje e mikut të tij, Mond Bego.

 Rira: Jo vetëm Taulanti por edhe tre deputetë të tjerë, ish-deputetë tani, që kërkonin që ai të zhvillonte aktivitetin e tij pa asnjë lloj leje.Nuk e kam lejuar, këtu filloi beteja, ai e konsideronte mik dhe vëlla, u prish një biznes i paligjshëm i tyre. Është munduar të më joshë me allashverishet që bën Taulanti, nuk kam rënë asnjëherë në grackën e tij. Sa herë merrnim një projekt, edhe te Ministritë e PS ne dilnim fitues, ai fillonte me mashat e tjera deri në zbatimin e projektit në terren. Nuk më trembin fare këto luftra që bën Taulanti para zgjedhjeve, duke nxjerrë SPAK për të thënë që ja kjo. Por i kam një borxh Taulantit meqë merret prej 3 vitesh me një investim të munguar të Prrenjasit që është munduar ta pengojë në çdo formë, dhe duke dashur të prishë imazhin tim për diçka që nuk ekziston pasi ajo çështje është gjykuar dhe vendimi i shkallës së parë ka nxjerrë bashkinë dhe mua ok. Tani e tutje do të merrem unë më Taulantin, me të gjitha, aferat është pak të thuash, por të gjitha lidhjet që ka.

Ish-kryebashkiakja e LSI-së nuk heziton ta cilësojë si turpin e Elbasanit.

Rira: Ky që është Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe ka gjithë peshën në grupin parlamentar është turpi i Elbasanit, jo vetëm i Prrenjasit dhe Librazhdit. Ka bërë çfarë i ka dashur qejfi. Bëmat e tij janë të shumta, krimi më i madh është ai mjedisor, ka vite që merret me tregtinë e paligjshme të druve, i ka shkatërruar pyjet, lumenj të vegjël ku ka bërë HEC-e dhe ka gjuajtur mbi gazetarët. Veprime të një banditi. Gazetari është gjallë, gazetar lokal, janë qëlluar se po shkonin në Stravaj për të parë si priteshin drutë e ahut për tu vënë në kamionët e Taulantit. Taulanti duke qenë i veshur me pushtet politik ka arritur ta mbulojë. Nuk njoh ndonjë polic apo trupë policore qarkullimi apo policia vendore e Elbasanit që të ndalojë kamionët e Taulantit. Të gjithë shohin autokolonën gjermane të kamionëve të Taulantit që në mes të ditës dhe në mes të natë bën namin. Po të filloj se çfarë ka bërë ai në Librazhd dhe Elbasan…, i është prishur rehatia. Duke qenë se ky është një mamuth që ka kapur gjithçka njerëzit kanë frikë të flasin por unë nuk ka frikë.

Në faqen e saj në facebook, Rira paralajmëronte se do të bënte publike të dhënat e makinës me të cilën Balla shkon në Maqedoni. Për Ora News ajo zbuloi pak më shumë rreth kësaj akuze.

Rira: Me atë makinë bën tregti të tjera, do ti bëj publike në kohën e duhur.Do merrem unë me Taulantin çdo ditë për ti çjerrë maskën këtij banditi.Ai ka një luftë personale dhe përfitoj ti them nga këtu ti them se e ka të humbur.Ka dhe një merak Taulanti se unë vij nga PS në LSI. Do të përballem me të në prokurori, në gjykatë dhe çdo vend që e vërteta të dalë dhe ai të mos guxojë të hedhë baltë mbi mua por të shikojë veten  e vet që është i zhytur kokë e këmbë në krim./Ora News/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

24 December, 2025
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

24 December, 2025
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

24 December, 2025
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result