Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pamje dramatike kanë dalë në sipërfaqe në Morno, burimin kryesor të ujit për Athinën, ku nga mungesa e reshjeve është rishfaqur fshati i dikurshëm Kallio, i cili kishte mbetur i zhytur në ujërat e liqenit artificial për dekada.

Fotot tregojnë rrënojat e fshatit që deri pak kohë më parë mbuloheshin totalisht nga uji, duke shërbyer si një sinjal alarmi për nivelin kritik të rezervuarit.

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me

Sipas të dhënave të Meteo.gr dhe Observatorit Kombëtar të Athinës, më 9 shtator 2025, sipërfaqja e liqenit u mat në vetëm 8,9 km², shifra më e ulët që prej vitit 2014 kur nisën matjet satelitore nga Sentinel-2, shkruan A2 CNN.

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me

Për krahasim, në shtator 2024 liqeni kishte një sipërfaqe prej 11,4 km², ndërsa në vitin 2023 arrinte në 15,3 km², që është edhe mesatarja e dekadës. Aktualisht, rezervuari ndodhet vetëm në 58% të nivelit mesatar të dhjetë viteve të fundit.

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me

Ekspertët paralajmërojnë se situata është jashtëzakonisht e rrezikshme për furnizimin me ujë të Athinës, duke theksuar se mungesa e reshjeve dhe valët e zgjatura të thatësirës mund të çojnë në probleme të mëdha për miliona banorë. 

Share This Article