Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka bërë në këtë fillim viti 5 premtime të reja për votuesit 2023. Megjithatë, Sunak është kryqëzuar jo pak nga Partia Laboriste të cilët janë shprehur se 5 premtimet e mbajtura nga kryeministri janë shumë të thjeshta për t’u arrirë, madje sipas tyre janë thjesht teknikalitete për të fituar besimin e votuesve.
Premtimet e kryeministrit të Britanisë së Madhe përfshijnë politikën e brendshme dhe ringritjen e ekonomisë britanike por edhe një ndër çështjet më të diskutuara kohëve të fundit, debatin për emigrantët. Në premtimin e pestë në listë, kreu i qeverisë britanike pohon se do të miratojnë ligje të reja për të ndaluar varkat e vogla në dhe të mundësohet largimi sa më i shpejtë i tyre drejt vendlindjes.
“Ne do të miratojmë ligje të reja për të ndaluar varkat e vogla, duke u siguruar që nëse vini në këtë vend ilegalisht, të ndaloheni dhe të largoheni me shpejtësi.”- tha Sunak.
Por edhe pse u duk se me ardhjen e tij në pushtet pas Liz Truss Britania do kishte një lider më premtues përpos se thjesht favorit, përpos të tjerave, edhe ky premtim i mbajtur nga Sunak u pa me skepticizëm, madje edhe u kritikua nga laburistët.
Sipas social demokratëve, kryeministrat e njëpasnjëshëm të partisë Konservatore duke përmendur thjesht të fundit, nga Johnson e Truss e së funfmi Rishi Sunak kanë premtuar vazhdimisht për të ndaluar anijet, por ato vijojnë të jenë në shifra rekord.
Partia Laboriste argumenton se qeveria ka dështuar në negociata dhe si rrjedhojë, Plani i Ruandës ka dështuar. Më tej, socialdemokratët theksojnë se Britania ka nevojë për veprime reale për të ndalur bandat kriminale.
“Kryeministrat e njëpasnjëshëm konservator kanë premtuar vazhdimisht se do të ndalojnë anijet. Në vend të kësaj, ligjet e tyre të reja e kanë përkeqësuar problemin dhe anijet janë në një rekord të lartë.
Qeveria ka dështuar të negociojë marrëveshjet e duhura të kthimit dhe vlerësimet e tyre të ndikimit tregojnë se plani i Ruandës nuk do të funksionojë. Ata thanë se Akti i Kombësisë dhe Kufijve do t’i ndalonte varkat – as ai nuk funksionoi. Ne kemi nevojë për veprime reale për të ndaluar bandat kriminale.”- transmetojnë mediat britanike.
Çfarë problemesh po has së fundmi Britania e Madhe dhe ku është ngërçi i premtimeve të Sunak sipas Laboristëve?
Premtimet e Rishi Sunak:
1. Përgjysmimi i inflacionit.
2. Rritje ekonomike, vende pune të reja dhe paga konkurruese.
3. Ulje e borxhit kombëtar dhe rritja e shërbimeve publike.
4. Marrja në kohë e shërbimeve mjekësore dhe reduktimi i radhës.
5. Miratimi i ligjeve për çështjen e emigrantëve.
Arsyeja se pse premtimet e reja të kryeministri Sunak janë duke u kritikuar që në momentin kur janë deklaruar kanë qenë për faktin se të gjitha pikat e përmendura janë të parashikuara. Sipas Partisë Laboriste, premtimet janë false dhe do ishte më e ‘udhës’ të mos bëheshin fare, pasi janë mjaft të lehta.
Në 13 dhjetor, Sunak njoftoi arritjen e një marrëveshje me qeverinë shqiptare për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë të cilët përbëjnë rreth 1/3 të të gjithë aplikimeve për azil në Britaninë e Madhe. Sunak tha se Shqipëria konsiderohej si një vend i begatë dhe i sigurt dhe se Sunak shprehet se shqiptarët mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne vetëm nëse ka prova, jo vetëm një dyshim për këtë.