Rishikimi i masës “arrest me burg”, Manjani sqaron nëse përfitojnë Veliaj dhe Meta

albnews
By
2 Min Read

Në një intervistë për emisionin “Now”, juristi Ylli Manjani ka komentuar diskutimet mbi rishikimin e masës së “arrestit me burg”, duke sqaruar ndikimin që mund të kenë vendimet e Gjykatës së Lartë në disa raste, duke përfshirë edhe figura politike apo zyrtarë të lartë.

Manjani u ndal konkretisht te mundësia e krijimit të një standardi të ri gjyqësor. I pyetur nëse ky precedent mund të ndikojë në çështje si ato të Erion Veliajt apo Ilir Metës, Manjani thekson: “Çdo vendim i Kolegjeve të Bashkuara që njehson praktikën gjyqësore është precedim për të tjerët, por për të ardhmen jo për të shkuarën.

Quhet vendim unifikues sepse praktikën gjyqësore e vendos në shina të caktuara dhe në këto shina duhet të ecë procesi në vijim.

Kolegjet e Bashkuara nuk e kanë bërë shpesh këtë gjë. Gjykata e Lartë ka një mission, të unifikojë praktikën gjyqësore.

Kur të merret një vendim në të ardhmen, kjo nuk do efekt të drejtëpërdrejtë prapaveprues tek këta zyrtarë, por ndikim ka. Unë nuk pres se do jetë diçka e jashtëzakonshme. Nuk është vetëm vendimi i marrjes së arrestit në rastin e Veliajt, është e gjithi procedura parahetimore dhe hetimore që të çon tek masa e arrestit”, tha Manjani.

Share This Article