Rishikimi i rregullit për distancën sociale ka përfunduar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëdhënësi i kryeministrit Boris Johnson tha se rishikimi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për rregullin e distancës sociale 2 metra ka përfunduar.

Një vendim nëse rregulli në Angli do të ndryshohet apo jo do të merret më vonë sot.

Kryeministri pritet të njoftojë të martën nëse sektori i hotelerisë – për të cilin rregulli prej 2 metrash është një çështje kryesore – mund të rihapet në 4 korrik.

Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut do të marrin vendime të pavarura si për rregullat e distancimit shoqëror ashtu edhe për rihapjen e sektorit të hotelerisë.

I pyetur nëse Anglia mund të ndjekë ritmin e Irlandës së Veriut, e cila lejon grupe deri në gjashtë persona të takohen në ambiente të brendshme, zëdhënësi shtoi: “Për sa i përket hapave të tjerë, do të duhet të prisni deri nesër kur kryeministri do të çojë detaje në Parlament”./BBC

Share This Article