Rishikohet ligji i pronave në Shqipëri, synohet zgjidhje përfundimtare e problemeve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria shqiptare ka rishikuar ligjin e pronave për të mbyllur procesin e nisur 30 vite më parë. Me ndryshimin e fundit, pronat e lira do të kthehen pa kufizim tek ish-pronarët, ndërsa për tokat e zëna nga ndërtimet, pronarët do të marrin kompensim.

Pronat e lira do të kthehen pa kufizim tek pronarët e vjetër. Qeveria ka ndërhyrë sërish në ligjin e vitit 2015 për trajtimin e pronës, për të përshpejtuar dhe zgjidhur përfundimisht problemin e 27 mijë pretenduesve të pronave të konfsikuara nga regjimi komunist.

Ndryshimet në ligj, edhe pse të vonuara në kohë tashmë kanë logjikë në trajtimin e pronës, pasi toka ose trualli do të kthehen tek i zoti, ndërsa në sipërfaqet e ndërtuara pa leje, ish-pronarët do të marrin kompensim në lekë, jo më pak se 10 për qind të vlerës aktuale.

Rekomandimet e dhëna nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vendimin “Beshiri kundër Shqipërisë”, dhe Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në 2021-shin i kanë hapur rrugë rishikimit të ligjit, dhe tashmë do të filloj procedimin administrativ për dosjet e patrajtuara, ku ftohen 7000 pronarë të dërgojnë dokumentet në Agjencinë e Pronave.

Kjo e fundit fton edhe subjektet që i janë drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për kërkesat e patrajtuara për njohjen apo vlerësimin financiar të pronës, të heqin dorë nga gjykimi i çështjes dhe të paraqesin kërkesë pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave për shqyrtimin e dosjes së tyre.

Sipas qeverisë, vlerësimi financiar i bërë deri më tani për 20 mijë kërkesa arrin në 101 mld lekë, ndërsa janë likujduar vetëm 974 vendime.

Share This Article