“Rishkroi historinë”, mediat braziliane i kushtojnë rëndësi kualifikimit të Silvinjos me Shqipërinë në Europian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Suksesi i kuqezinjve, që falë barazimit në Moldavi siguruan biletën për në “Euro 2024”, ka bërë jehonë në mbarë mediat sportive ndërkombëtare. Vëmendja më e madhe ka qenë në dy vende, Brazil dhe Spanjë. Mediat në Brazilin e Silvinjos janë në një zë në titujt e tyre kushtuar kuqezinjve tanë dhe trajnerit, duke nisur nga më e madhja, “O Globo”.

O Globo”: Shqipëria e Silvinjos siguron një vend në Europian falë një pike të artë në Moldavi. “ESPN Brasil”: Shqipëria e Silvinjos shënon një arritje historike, duke siguruar një biletë për në Europian.

“CNN Brasil”: Shqipëria e Silvinjos kualifikohet në Europian dhe rishkruan historinë.

“Lance!”: Silvinjo bën historinë dhe klasifikon Shqipërinë për në Kampionatin Europian. Kjo është hera e dytë që Shqipëria arrin në finalet e një evenimenti të tillë, pas asaj të De Biazit në vitin 2016.

“UOL Esporte”: Si ia doli Shqipëria e Silvinjos të siguronte kualifikimin në Kampionatin Europian në Gjermani.

“Terra”: Silvinjo bën historinë dhe klasifikon Shqipërinë për në Kampionatin Europian.

“Estadao”: Silvinjo çon Shqipërinë për herë të dytë në finalet e një kampionati europian. “tntsports”: Ish-korinthiansi feston me Shqipërinë kualifikimin për në Kampionatin Europian.

Share This Article