Rita Ora dhe Dua Lipa bashkohen për një projekt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

BBC Radio 1 ka njoftuar një projekt muzikor për bamërisë për të mbledhur para për fondin lëhtësues për pasojat e koronavirusit – projekt i cili do të realizohet nga 23 yje të pop-it.

Coveri i këngë së Foo Fighters ‘Times Like These, duke përdorur “telefona, tenxhere, tiganë dhe kitara akustike”, sipas producentit Fraser T Smith, përmban artistë si Dua Lipa, Coldplay’s Chris Martin, Rita Ora dhe Ellie Goulding. Të ardhurat nga projekti do të shfrytëzohen për të ndihmuar njerëzit britanikë të prekur nga kriza e koronavirusit.

Fitimet nga dëgjuesit ndërkombëtarë do të shkojnë në Fondin e Reagimit të Solidaritetit të Covid-19 të Organizatës Botërore të Shëndetit. Artistët që do të marrin pjesë në projekt:

5 Seconds of Summer, AJ Tracey, Anne-Marie, Bastille, Biffy, Clyro, Celeste, Chris Martin nga Coldplay, Dermot Kennedy, Dua Lipa, Ellie Goulding, Grace Carter, Hailee Steinfeld, Jess Glynne, Mabel, Paloma Faith, Rag’n’Bone Man, Rita Ora, Royal Blood, Sam Fender, Sean Paul, Sigrid, Yungblud, Zara Larsson.

Share This Article