ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti 7 minutes ago
Kush është në kabinetin e ri të Keir Starmer? 10 minutes ago
Farage ndryshon premtimin “dyjavor” për emigrantët që vijnë me anije të vogla (video) 18 minutes ago
Ndryshime në qeverinë britanike pas dorëheqjes së Angela Rayner, Starmer zbulon grupin e parë të ministrave të rinj 60 minutes ago
U dorëhoq pas skandalit të taksave/ Nga mëmësia në moshën 16-vjeçare tek djali i sëmurë, jeta e ndërlikuar e Angela Rayner, si e dëmtoi imazhin e saj 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Rita Ora duket e freskët dhe tërheqëse në një fustan të kaltër, ndërsa promovon markën e saj të re të flokëve në Australi

albnews by albnews
13 March, 2025
in Kulture
0
Rita Ora duket e freskët dhe tërheqëse në një fustan të kaltër, ndërsa promovon markën e saj të re të flokëve në Australi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rita Ora është rikthyer në Australi për të promovuar linjën e saj të re të stilimit të flokëve, “Typebea”, në bashkëpunim me bashkëthemeluesen, eksperten australiane të flokëve, Anna Lahey.

Këngëtarja e njohur tërhoqi vëmendjen me një fustan mahnitës ngjyrë blu teksa doli në rrugët e Sydney-t gjatë turneut të saj promocional, shkruan DailyMail.

RelatedPosts

“Letrat e ndarjes” më të paharrueshme në histori

Mal i Zi – Filmit shqiptar iu ndalua shfaqja në festival prej gjuhës, regjisori Qosja: Nacionalistë ekstremë serbë!

Gjendet pas 80 vitesh në Argjentinë piktura e vjedhur nga nazistët

34-vjeçarja shfaqi format e saj elegante dhe të tonifikuara me një fustan transparent pa rripa nga ESSE Studio, me vlerë 1050 dollarë (rreth 965 euro), të kombinuar me taka luksoze “Giuseppe Zanotti” në vlerë prej 1300 dollarë (rreth 1195 euro).

Për të qëndruar ngrohtë gjatë mëngjesit të freskët, ajo kishte veshur një pardesy ngjyrë bezhë, duke e kompletuar pamjen me vathë të mëdhenj rrethorë argjendi.

Rita kishte stiluar flokët kaçurrela në një model elegant të mbledhur lart, ndërsa theksoi tiparet e saj të mrekullueshme me një makijazh të sofistikuar.

Ylli shqiptaro-britanik u pa me një filxhan kafeje në dorë, ndërsa bisedonte me shumë entuziazëm me Lahey-n.

Rita ndau emocionet e saj për promovimin e markës së re për kujdesin ndaj flokëve me një postim të ngrohtë në Instagram.

“Thjesht dua të them që sot ka qenë e pabesueshme! Duke bërë gjithë këtë promovim për linjën e re të stilimit me ‘Typebea’, më ka bërë të ndihem kaq mirënjohëse. Të kem mundësinë të bëj atë që dua dhe të krijoj diçka për të cilën jam e apasionuar është një bekim”, u shpreh ajo.

“Jam kaq me fat… po bie shi jashtë dhe po bëhem emocionale, por sinqerisht”.

Marka e Ritës thuhet se ndihmon në riparimin e dëmtimeve të shkaktuara nga nxehtësia dhe stilimi i tepërt, probleme me të cilat ajo vetë është përballur për vite me radhë si një yll popi.

Këngëtarja ka folur hapur për rënien e flokëve gjatë të 20-ave, si pasojë e dëmtimeve nga bojërat dhe produktet e forta.

“Nuk kisha flokë gjatë të 20-ave, sepse i dogja të gjitha nga ngjyrosjet dhe produktet”, tha ajo për The Daily Telegraph.

“Isha shumë e përkushtuar ndaj pamjes time, gjithmonë ndryshoja – flokë të shkurtër, të kuq, të kaltër, të verdhë… Nuk e kuptova sa të rëndësishëm ishin flokët për mua, derisa i humba”.

Bashkëthemeluesja e saj, Anna Lahey, gjithashtu ka vuajtur nga rënia e flokëve për shkak të problemeve shëndetësore gjatë të 20-ave, dhe bashkë me Ritën kanë nisur një mision për mbrojtjen e flokëve përmes markës së tyre.

Rita është shumë e njohur për audiencën australiane, falë rolit të saj si anëtare jurie në The Voice Australia. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, ndajnë kohën mes Londrës dhe Zelandës së Re.

Çifti u martuan në një ceremoni private në gusht të vitit 2022, ndërsa Taika ka dy vajza nga ish-partnerja e tij, Chelsea Winstanley. Ndërkohë, në vitin 2023, Rita bëri debutimin e saj në The Masked Singer USA, duke zëvendësuar Nicole Scherzinger, e cila u largua për të luajtur në shfaqjen teatrale ‘Sunset Boulevard’ në Londër. /

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

6 September, 2025
Kush është në kabinetin e ri të Keir Starmer?

Kush është në kabinetin e ri të Keir Starmer?

6 September, 2025
Farage ndryshon premtimin “dyjavor” për emigrantët  që vijnë me anije të vogla (video)

Farage ndryshon premtimin “dyjavor” për emigrantët që vijnë me anije të vogla (video)

6 September, 2025
Ndryshime në qeverinë britanike pas dorëheqjes së Angela Rayner, Starmer zbulon grupin e parë të ministrave të rinj

Ndryshime në qeverinë britanike pas dorëheqjes së Angela Rayner, Starmer zbulon grupin e parë të ministrave të rinj

6 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result