Rita Ora lancon linjën e këpucëve në bashkepunim me ‘Shoe Dazzle’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja Rita Ora së fundmi ka njoftuar se do të lancojë një linjë këpucësh në bashkëpunim me  ‘ShoeDazzle’.

“Ndjeva se ishte vërtet e rëndësishme të bëja partneritet me dikë që e njihja, që e kuptonte rëndësinë e aksesit, veçanërisht duke pasur parasysh kohën në të cilën jetojmë”, tha Ora, të martën. “’ShoeDazzle’ me të vërtetë gjithnjë e ka kuptuar nevojën e aksesit dhe përballueshmërisë, e cila ishte me rëndësi të madhe për mua. Kështu që, puna me ta ndjehej si një përshtatje e natyrshme. Unë jam një lloj vajze praktike. Ne vendosim një sasi të madhe mendimesh dhe detajesh për të bërë këpucët”.Koleksioni ofron një sërë opsionesh: atlete, këpucë me takë dhe çizme që kushtojnë midis 32,95 dollarë dhe 59,95 dollarë. “Moda ka qenë gjithmonë një pasion i imi”, vazhdoi Ora. “Unë e pëlqej faktin se si po ndryshon dhe evoluon vazhdimisht. Dhe më pëlqen të eksperimentoj me shumë pamje të ndryshme”.

https://www.instagram.com/p/CFzpHanj5Zp/?utm_source=ig_web_copy_link
Share This Article