Rita Ora mbështet Kombëtaren e Kosovës dhe Shqipërisë: Shpresoj të bëni histori

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka treguar mbështetjen e saj për kombëtaren e Kosovës dhe të Shqipërisë në futboll përmes një postimi në Instagram.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqen të dyja, duke i shoqëruar me mesazhin inkurajues: “Paçi fat. Shpresoj të bëni histori dhe të arrini kualifikimin në Kupën e Botës”.

Në imazhin e publikuar shihen futbollistët e të dy ekipeve, të shoqëruar me sloganet: “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”.

Image
Share This Article