Rita Ora duket se ka nisur një romancë të re dhe mediat e huaja po ziejnë. Ditët e fundit këngëtarja është parë në shoqërinë e miqve të saj me të cilët ka dalë për të darkuar dhe mes tyre raportohet të ketë qenë edhe i dashuri i ri i autores së hitit “Let me love you”. Në fotografitë që qarkullojnë në internet, 29-vjeçarja shihet me të dashurin misterioz teksa ecin krah për krahu, për t’iu bashkuar më pas të gjithë grupit të miqve.Prej muajsh ka zëra se Rita është e dashuruar dhe e lumtur në një lidhje të re.Sipas The Sun”, burime pranë Ritës kanë insistuar se ajo është në një lidhje serioze me regjisorin e filmave dhe videove muzikore hunky, Romain Gavras, 39 vjeç.Dyshja kanë rreth katër muaj së bashkku- me gjasë që nga nisja e karantinës për shkak të pandemisë.Romanca mes tyre thuhet se po forcohet dita-ditës dhe ata janë të lumtur pranë njëri-tjetrit.