Rita Ora ngushëllon për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur keqardhje për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës britanike, Elizabeth II.

Ajo thotë se mbretëresha Elizabeth, ishte frymëzim për të gjithë.

”Mendoj se nuk jam e vetmja me një ndjenjë të madhe humbjeje dhe trishtimi sonte. Mbretëresha ishte një grua e jashtëzakonshme që i dha gjithë jetën vendit të saj.

Ajo mbretëroi me një hir, elegancë dhe nder të tillë. Një frymëzim i vërtetë për të gjithë ne.

Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen mbretërore në këtë kohë të vështirë dhe të trishtuar. U prehtë në paqe”.

Share This Article