Rita Ora, pjesë e ‘The Voice of Australia’

albnews
By
1 Min Read

Këngëtarja Rita Ora do të jetë pjesë e panelit të jurisë së “The Voice Of Australia” për të zgjedhur talentet e rinj në muzikë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes rrjetit të saj social.“Unë e dashuroj The Voice dhe e adhuroj Australinë kështu që ky është një bashkim i krijuar në parajsë. Kam qenë trajnere në Britani dhe e di se sa fuqi ka në bërjen e ëndrrave realitet. Mezi po pres që të gjej superyllin e radhës të Australisë”, është shprehur Rita për “Perth Now”.Në panelin e jurisë do të jenë gjithashtu: Keith Urban, Jessica Mauboy dhe anëtari i vitit të shkuar Guy Sebastian.

Share This Article