Rita Ora sërish në qendër të kritikave, këtë herë ngatërroi origjinën e bashkëshortit të saj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rita Ora mori sërish kritika të forta pas një tjetër lapsusi lidhur me origjinën e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Gjatë një episodi të fundit të “The Voice Australia”, një konkurrent, Marley Sola doli në skenë dhe këndoi “Ribbon in the Sky” të Stevie Wonder.

Gjyqtarët, përfshirë Rita Orën, e pëlqyen performancën e tij. Kur u pyet për formimin e tij muzikor, ai shpjegoi se u rrit duke kënduar në një kishë në Samoa.

Jason Derulo më pas i ka treguar disa tatuazhe nga Samoa, ndërsa ka treguar se truproja e tij është nga atje. Në atë kohë, Rita Ora tha: “Edhe unë jam e martuar me një burrë që është gjysmë samoan”.

Siç pritej, Twitter nuk e la pa adresuar deklaratën e saj, pasi të gjithë e dinë që Taika Waititi nuk është samoane, por maori. Madje, nuk janë të pakta herët që ai ka folur hapur për vendasit, duke iu referuar kinemasë dhe përfshirjes së tyre në të.

Publiku ishte i shpejtë për të lënë komentet e tyre në Twitter, ku shumica pyesnin nëse Rita Ora ka informacione për burrin me të cilin u martua.

Share This Article