Rita Ora mahniti me paraqitjen në New York mbrëmjen e së enjtes.
Këngëtarja zgjodhi një fustan të bardhë të gjatë, ndërsa mori pjesë në Prince’s Trust Global Gala.
Dukjen e kompletoi me një palë doreza të ngjashme dhe me një stil flokësh topuz.
Biondja u pajis gjithashtu me një gjerdan argjendi dhe një palë vathë të tillë për mbrëmjen prestigjioze.
Rita u shoqërua me mikesha të famshme përfshirë: Sienna Miller, Charlotte Tillbury dhe Kate Moss.
Këngëtarja, e cila është e martuar me regjisorin Taika Waititi, zbuloi së fundmi se mori reagime të shumta në lidhje me promovimin e këngës “Praising You”.
E njëjta gjatë kësaj periudhe ka qenë duke kaluar kohë më shumë në studio për shkak të albumit të ri.
Reklama
Krijuesja e hitit “Anywhere” mes tjerash do të performojë për herë të parë live këngën e saj “Praising You” në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2023, më 9 maj si e ftuar speciale.
Prince’s Trust Global Gala mbledh së bashku të rinj, klientë e personazhe të ndryshme për të festuar punën e The Prince’s Trust.
Fondet tani janë shpërndarë për bamirësitë e The Prince’s Trust në mbarë botën – duke përfshirë mbështetjen në Australi, Kanada, Greqi, Indi, Jordani, Zelanda e Re, Pakistan dhe Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/