Rita Ora shpreh mbështetjen e saj për Ukrainën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një situatë e vështirë po mbizotëron këto ditë në shtetin e Ukrainës, e cila është në rrezik pushtimi nga shteti rus.

Sulmet e së enjtes kanë qenë kryetemë në të gjitha mediat botërore, teksa të përfshirë në frymën e kësaj krize janë edhe fytyrat e shumta publike.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila këto ditë ndodhet në Itali për Javën e Modës në Milano, shprehu mbështetjen e saj për popullin e Ukrainës përmes UNICEF-it.

Ajo ndau me ndjekësit e saj në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi të UNICEF UK, ku bëhej thirrja për t’iu dalë në ndihmë fëmijëve ukrainas të prekur nga kriza e momentit në Ukrainë.

Në përshkrimin e fotografisë së ndarë me 16.1 milionë ndjekësit e saj, interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” shkroi “Ju lutem ndihmoni në linkun në bio”.

“Fëmijët në Ukrainë kanë nevojë për paqe tani”, shkruhej në postimin e shpërndarë nga Rita – prononcim ky që është thënë drejtoresha ekzekutiv e UNICEF-it, Catherine M Russell.

Rita ndodhet në Milano e shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori ndërkombëtar Taika Waititi.

Share This Article