Rita Ora zgjedh një familje për t’i rindërtuar shtëpinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rita Ora, këngëtarja shqiptare nga Kosova, me famë botërore, ka një mesazh për Shqipërinë në ditën e festës kombëtare, por që është tronditur nga tragjedia e rëndë e tërmetit.

“Gëzuar ditën e flamurit, Shqipëri. Gjatë ditëlindjes sime dhe në ditët e fundit, jam menduar se cila do të ishte gjëja e duhur për të bërë.

Bashkë me Erion Veliajn vendosëm të zgjedhim një familje të cilën ta sponsorizojmë e t’i ndërtojmë shtëpinë që i është shkatërruar nga tërmetet në Shqipëri.

“Erioni është një udhëheqës i vërtetë dhe e respektoj mënyrën e të drejtuarit nëpërmjet shembullit të mirë. I sugjeroj kujtdo që ka mundësinë, të gjejë një familje ose një sohqatë bamirësie, një mënyrë për të ndihmuar me rindërtimin e shtëpive të viktimave të kësaj katastrofe. E para që zgjodha është familja Sala. Do ta ndjekim ecurinë e kësaj pune që të ketë dhe familje të tjera që të marrin të njëjtën ndihmë. Ju lutem, klikoni në blogun tim për të bërë të njëjtën gjë dhe ju. Lujet e mia dhe dashuria ime shkojnë drejt atyre që janë prekur. Me dashuri, Rita”, ka shkruar Rita Ora./TCh/

Share This Article