Ritet numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA, 2751 në 24 orët e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të vdekurve në 24 orë ka shënuar një rritje të ndjeshme në SHBA, me 2751 të vdekur të tjerë si pasojë e koronavirusit të ri, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Një ditë më parë, SHBA-ja shënoi mbi 1 400 të vdekur në 24 orë. Vendi ka kaluar gjithashtu pragun e 800 000 rasteve të diagnostikuara zyrtarisht me COVID-19, me rreth 40 000 raste brenda 24 orëve, sipas shifrave të Universitetit të aktualizuara në vazhdimësi.

Sipas bilancit zyrtar të njoftuar nga çdo komb, SHBA-ja është shumë larg vendeve që janë prekur më shumë për nga numri i të vdekurve, 44 845 në total për më shumë se 820 000 raste, ndërkohë  presidenti amerikan, Donald Trump akuzon vazhdimisht Kinën se ka fshehur numrin real të viktimave pasi në realitet numëron më shumë të vdekur se SHBA-ja.

Rreth 75 000 amerikanë janë deklaruar të shëruar.

Në fund të javës së kaluar, SHBA-ja regjistroi dy nga bilancet më të rënda me 3 800 dhe 4 500 të vdekur.

Share This Article