TIRANË– Partitë e opozitës janë mbledhur në një takim me qëllim krijimin e një Federate të opozitës së bashkuar.
Në takim morën pjesë Rithemelimi, Balli Kombëtar, Partia e Bashkimit Liberal Demokrat, Partia Demokristiane, PAA, PR, PBDNJ, Partia e Lirisë, FRD, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Lëvizja e Legalitetet, Bashkimi Demokrat Shqiptar.
Në përfundim të mbledhjes, Bardhi tha se ftesa për t’iu bashkuar Federatës i është dërguar çdo partie opozitare.
Ka qenë i hapur diskutimi për çdo parti dhe cilido është i lirë nëse dëshiron apo jo ti bashkohet federatës opozitare. Duka ka kontaktuar me cilido që ka gjykuar se është parti opozitare. Ju patë partitë që janë deklaruar dhe të vendosur të jenë në opozitë.
Cilido që është në opozitë ndjehet në opozitë e vetmja rrugë për tu forcuar është të bëhemi të gjithë bashkë, në diversitet dhe të bashkuar drejt ideve. Nuk shoh asnjë rrugë tjetër për tu përballur me një qeveri, nëse copëzohesh. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë të unifikojmë aksionin tonë politik.
I pari që mori fjalën në mbledhjen e partive politike opozitare, ishte kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Ai tha se qëllim është që opozita të ngrihet mbi interesat e saj dhe debatet politike.
“Duke qenë të ndërgjegjshëm, për t’iu përgjigjur sidave të sigurisë, është me rëndësi që të ndërhyhet. Duke parë me shqetësim braktisjen e vendit nga të rinjtë, dhe rrëshqitjes së vendit drejt një qeverisje autoritare, duke parë të rëndësishme votimin e diasporës në zgjedhje, mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në Kuvend, apo mungesat e zgjedhjeve të lira, nevojitet që opozita të ngrihet mbi përgjegjësitë e saj dhe të kalojë debatet. Deklarojmë; institucionalizimin e federatës së bashkuar, sipas parimit për të ndërtuar një Shqipëri Europiane.”, tha Mediu.